Balotelli: Messi nuk e meritoi Topin e Artë

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka thënë se Lionel Messi nuk e ka merituar çmimin FIFA Topi i Artë, ndërsa sipas tij Milani ose Interi do ta fitojë Scudetton.
“Nuk mendoj se Leo Messi e meritoi Topin e Artë, pasi që atë duhej ta merrte Wesley Sneijder”, ka thënë sulmuesi italian për La Gazzetta dello Sport.
Sipas tij, Milani ose Interi do ta fitojnë titullin e Kampionit të Italisë, ndërsa aty është edhe Napoli. Për Balotellin lojtari më i mirë në Serie A është Zlatan Ibrahimovic.
“Lojtari më i mirë në Serie A është Zlatan Ibrahimovic, sepse ai është nga një planet tjetër. Do ta zgjidhja Sebastian Giovincon si lojtarin më të mirë të ri italian”, ka thënë SuperMario.
Balotelli ka folur edhe për ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho, për të cilin ka thënë se duhet të mësohet si të sillet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...