Nistelrooy: Dua të kthehem te Reali, por...

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Ruud Van Nistelrooy si lojtar i Realit Sulmuesi i Hamburgut, Ruud Van Nistelrooy, ka deklaruar se do të dëshironte të rikthehej në Santiago Bernabeu, mirëpo skuadra nuk e lejon largimin e tij.
Ditët e fundit është spekuluar shumë në lidhje me kalimin e 34-vjeçarit te Reali në formë huazimi, pasi që Jose Mourinho ka nevojë për një sulmues pas lëndimit të Gonzalo Higuain.
“Edhe skuadra të tjera të rëndësishme janë interesuar për mua, por unë as që i kam shikuar ofertat, pasi që kam respekt për klubin tim”.
“Me Madridin është ndryshe, janë të përfshira emocione të thella. Vërtet do të dëshiroja që të kompletohet transferimi, por dyshoj se Hamburgu do të më lirojë të shkoj”, citohet holandezi nga Goal City.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...