Branca: Nuk kemi nevojë për përforcime
Drejtori i Interit, Marco Branca, ka thënë se Nerazzurrët nuk kanë nevojë të nënshkruajnë me asnjë lojtar të ri gjatë afatit kalimtar dimëror.
Duke folur pas fitores 3-1 të Interit ndaj Napolit, Branca ka thënë se ekipi nuk ka nevojë për sulmues, një zonë ku ata janë konsideruar si të mangët.
“Ka një dëshirë të madhe për të rikuperuar pikët që kemi humbur deri tash këtë sezon. Napoli është i fuqishëm, por ne nuk kemi frikë ndaj askujt. Ne mendojmë se jemi një ekip kompetitiv dhe shpresoj se nuk kemi nevojë të sjellim emra të rinj. Ne nuk kemi nevojë për sulmues, pasi kemi [Diego] Milito dhe [Goran] Pandev, dhe gjithë mesfushorët ndihmojnë kur ekipi kalon në sulm”, ka thënë Branca.
Category: Futboll
0 Komente