Chelsea, jo më shumë se 20 milionë për Luiz

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Sipas të gjitha gjasave David Luiz nuk do të kalojë te Chelesa gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që Blutë nuk dëshirojnë të derdhin më shumë se 20 milionë euro në arkat e klubit portugez Benfica.
Chelesa së fundmi ka bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh për asin brazilian të Benficas, por këta të fundit nuk dëshirojnë të dëgjojnë shuma nën 25 milionë euro.
Arsyeja kryesore pse Chelsea nuk dëshiron të paguajë shuma marramendëse për mbrojtësin e talentuar është për shkak se ai nuk ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi u përfshi në këtë garë me Benfican gjatë fazës grupore.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...