Reali transferon Coentraon?

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Real Madridi është fare pranë transferimit të mbrojtësit portugez, Fabio Coentrao, pasi ishin ngritur dyshimet mbi aftësitë defensive të Marcelos.
Sipas Record, Jose Mourinho ka arritur tashmë marrëveshjen për transferimin e asit të Benficas, në mënyrë që ai të luajë pranë bashklojtarëve Pepe, Ricardo Carvalho dhe Cristiano Ronaldo.
Coentrao ka edhe pesë vjet kontratë me Benfican dhe ka një klauzolë prej 30 milionë eurosh. Pos tij, edhe Gareth Bale është në syrin e mbretërve nga Spanja.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...