Mourinho: Humbja e Atleticos, keq për ne

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se humbja e thellë e Atletico Madridit në Alicante ndaj Herculesit nuk u ndihmon Los Blancos kur ata të përballen me rivalët lokalë.
“Unë shpresoj se ata mund të luajnë më mirë, pasi që kanë trajner të madh dhe ekip të mirë. Humbja e tyre në Alicante është gjëja më e keqe që ka mundur të ndodhë për ne. Tani ata dalin në skenë për ta dëshmuar veten dhe do të jetë shumë e vështirë për ne”, theksoi Mourinho.
Real Madrid pret Atletico Madridin në Santiago Bernabeu në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Copa del Rey.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...