Milani ose Interi do ta fitojë Scudetton, Juve e katërta

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Ish-presidenti i Juventusit,Giovanni Cobolli Gigli, ka deklaruar për Goal.com se nuk do të ketë ndonjë skuadër që do të mund të ndajë skuadrat milaneze në krye të tabelës së Serie A, përderisa beson se Juventusi është material për pozitën e katërt.
“Interi ka potencial të madh teknik dhe atletik. Nëse lojtarët e gjejnë veten mirë në stilin e Leonardos atëherë ata do të rikthehen shumë shpejtë. Për këtë arsye, mendoj se Milani do ta fitojë Scudetton, ndërsa Interi do të jetë në vendin e dytë. Nuk shoh ndonjë skuadër tjetër që mund të jetë në mes të dy ekipeve milaneze”.
“Juventusi? Si tifoz, unë jam optimist. Juventusi mund ta synojë vendin e katërt në mënyrë që të luajë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm”, tha Gigli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...