Chelsea rrit ofertën për Luiz

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Kemi raportuar një ditë më parë se Chelsea ka hequr dorë nga David Luiz pas refuzimit të ofertës prej 20 milionë funtesh nga Benfica për mbrojtësin brazilian, por tani duket se Blutë kanë ndërruar mendje.
Blutë tani thuhet se janë të gatshëm të shpenzojnë dhe të ngrisin ofertën e tyre në 24 milionë euro, përkundër faktit se Luiz nuk ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve pas paraqitjes me Benfican në fazën grupore.
Ishte thënë se Chelsea ka hequr dorë, por në fakt kjo nuk ka ndodhur, pasi që londinezët përballen me probleme të mëdha në mbrojtje dhe kanë nevojë për përforcime.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...