Milani i interesuar për mua

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Sipas spekulimeve të mëhershme thuhej se Mark Van Bommel është një prej caqeve më atraktive për Milanin gjatë afatit kalimtar dimëror, spekulime këto të cilat tani i konfirmon vet mesfushori i çeliktë holandez.
“Unë kam lexuar disa spekulime për mua për t’u larguar nga Bayerni. Nuk është se kam lexuar të gjitha spekulimet, por emri im për momentin po lakohet shumë nëpër internet. Ata kanë të drejtë kur flasin për interesim, por asgjë nuk është serioze”.
“Milani ka shfaqur interesim për të më transferuar. Ne jemi në bisedime me ta. Unë as që do të mendoj për këtë punë derisa të ketë një interesim më serioz prej tyre”, u shpreh Van Bommel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...