Reali kërkon Klosen

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Agjenti i sulmuesit të Bayernit të Munichut, Miroslav Klose, ka konfirmuar interesimin e Real Madridit për klientin e tij.
Los Blancos janë në treg për një sulmues të ri pas lëndimit të Gonzalo Higuain, ndërsa pas spekulimeve të shumta, tani për Bild agjenti Alexander Schutt ka konfirmuar se Real Madridi është ndër klubet e shumta të interesuara për firmën e sulmuesit me përvojë.
“Një numër skuadrash nga Spanja më kanë kontaktuar për transferimin e Kloses. Real Madridi poashtu më ka kontaktuar, por interesimi nuk është aq serioz për momentin”, theksoi Schutt.
Kontrata e Kloses skadon në fund të sezonit, duke bërë kështu që një transferim te cilido klub të mos jetë dhe aq i shtrenjtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...