Alves: Tregolëshi i Messi i jep fund debatit për Topin e Artë

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Dani Alves beson se tregolëshi i Lionel Messi i shënuar në takimin e mbrëmshëm ndaj Betis, duhet t’i japë fund çdo debati lidhur me fitimin e shpërblimit FIFA Topi i Artë nga ylli i Barcelonës.
Shumë njerëz kanë vënë në dyshim fitoren e Messi, por argjentinasi ka lënë kundërthëniet anash për të shpërthyer në fitoren 5-0 në kuadër të Kupës së Mbretit ndaj Real Betis.
“Me ndeshjen e sotme Messi ka zgjidhur çdo debat ose kundërthënie. Çdokush i cili e ka fituar Topin e Artë e meriton atë, por Leo është më i mirë se të tjerët”, ka thënë Alves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...