Redknapp: United një test i madh për ne

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ata do të përballen me një test të vështirë gjatë këtij vikendi kundër Manchester United.
Redknapp thotë se do të jetë një detyrë e vështirë të nxjerrë rezultat pozitiv gjatë të dielës, por shpreson se ekipi i tij do ta përmirësojë lojën.
“Është një ndeshje e madhe. Ata janë një ekip i mrekullueshëm. Njerëzit i përmirësojnë ndeshjet kundër tyre. Ata janë në maje, një ekip i klasit, të pamposhtur këtë vit. Njerëzit thonë se ata nuk luajnë mirë, por ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje ende, andaj nuk luajnë as keq”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...