Cambiasso i ngazëllyer me fitoren ndaj Genoas

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, është i bindur se ekipi i tij është duke treguar kualitetet e vërteta pasi ata mposhtën Genoan në kuadër të Kupës së Italisë.
Nerazzurët i mbijetuan një tmerri të vonshëm dhe ishin në gjendje të nxjerrin fitore pas dy golave të shënuar nga Samuel Eto'o, dhe një goli tjetër me kokë nga MacDonald Mariga. Genoa shënoi përmes një penaltie të Houssine Kharja dhe një goli me kokë të Giuseppe Sculli gjatë kohës shtesë.
“Është e rëndësishme për lojtarët të cilët luajnë më pak të jenë aty [për ndeshjet e Kupës], andaj ata mund ta vënë Leonardon në vështirësi. Ne duhet të jemi të kujdesshëm megjithatë. Ne jemi të lumtur që po bëjmë progres, por rruga ende është e gjatë”.
“Ende larg Milanit? Ne kemi kohë për të menduar për ligën, por tash le të kënaqemi me këtë fitore të bukur në Kupë”, ka thënë Cambiaso.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...