Wenger: Humbëm për shkak se nuk luajtëm mirë

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi i tij nuk pësoi disfatë ndaj rivalit të Kupës Carling, Ipswich, për shkak se nuk kishte blerë mbrojtës të ri, por për shkak se nuk luajti mirë.
“Le të mos mendojmë se e kemi humbur ndeshjen pasi nuk kemi sjellë një mbrojtës të qendrës. Ne humbëm ndeshjen pasi nuk luajtëm aq mirë sa mundemi. Ne kemi vetëm dy mbrojtës të qendrës dhe jemi të mëngët, por nuk dua të flas për këtë dhe për emra të veçantë”.
“Sinqerisht, jam thjesht i zhgënjyer për disfatën tonë sonte. Është një bisedë e hershme për shkak të një lojtari që vjen. Ne kemi edhe nëntë ndeshje në janar dhe kjo ndodh, që nuk luani gjithmonë mirë në çdo ndeshje”.
“Si ekip ne nuk treguam paraqitjen që dëshiruam. Ne ishim nën nivelin tonë të zakonshëm në çdo repart dhe do të ishte e padrejtë të fajësojmë vetëm mbrojtësit. Kur luani në njërën pjesë, topat e gjatë janë të rrezikshëm”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...