Pato: Kurrë nuk do të mund të luaja për Interin

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se ai kurrë nuk ka menduar të ndjekë hapat e Leonardos dhe të kalojë te Interi.
Leonardo ka shkaktuar kundërthënie kur pranoi të ulet në stolin drejtues të Interit, pas largimit të Rafa Benitez.
“Ky është profesion, Leonardo ka marrë një vendim dhe ne e respektojmë. Unë vetëm dua të fitoj me këtë fanellë, të cilën do ta mbaj për aq gjatë sa klubi dëshiron unë ta mbaj”.
“A do të shkoja te Inter? Jo, kurrë. E dua vetëm Milanin. Inter është gjithmonë Inter, një ekip i fuqishëm që ka fituar gjithçka sezonin e kaluar, por siç kam thënë tashmë, ne duhet të fokusohemi në qëllimet tona. Jam i bindur se do t’ia dalim mirë”, ka thënë Pato për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...