Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

City dhe Tottenham vazhdojnë me fitore

Adam Johnson shënoi golin e fitores për Cityn. Manchester City ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Blackpoolit në kuadër të javës së 21-të të Ligës Premier për të qëndruar në krye të tabelës me pikë të barabarta me liderin Manchester United.
‘Pasanikët’ erdhën deri te goli i avantazhit pas një goditje nga këndi, me ç’rast më mirë u gjet Adam Johnson për të realizuar golin e epërsisë (34’).
Tre minuta më vonë, Carlos Tevez dështoi nga pika e bardhë, ashtu që vendasit fituan me epërsi minimale.
Fitore me rezultat identik ka shënuar edhe Tottenhami kundër Fulhamit, ndërsa realizues ishte Gareth Bale.
Pas kësaj fitoreje, Spursat ngriten në vendin e katërt me dy pikë më shumë se Chelsea, që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 21-të kundër Aston Villas.