Rooney pranon gabimin

dardanmiftari | Saturday, January 01, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka pranuar se ai ka gabuar me qëndrimin që ka mbajtur ndaj menaxherit Sir Alex Ferguson dhe shefit ekzekutiv David Gill.
“Unë shkova te menaxheri dhe David Gill për t’i pyetur rreth ambicieve të klubit. Tani e kuptoj se kjo nuk kishte asgjë të bënte me mua, por unë kam dashur të sigurohem se ishte gjëja më e mirë pë mua”.
“Mirë që e kam rregulluar situatën sepse përndryshe as vet nuk e di se ku do të transferohesha. Një gjë e kam ditur sigurt – nuk do të kisha shkuar te Manchester City apo Liverpooli”, u shpreh Rooney.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...