Dalglish: Të gjithë rivalët kanë frikë nga Torres

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Trajneri i ri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se pavarësisht formës jo të mirë që kalon Fernando Torres, të gjithë kundërshtarët kanë frikë kur ai del në fushë.
Torres ka shënuar vetëm gjashtë gola në 22 ndeshje dhe një në tetë ndeshjet e fundit.
“Nën drejtimin tim ai ka qenë fantastik. Është e çuditshme se kur flisni për lojtar të kalibrit të tij, të cilit i mungon vetëbesimi, në të njëjtën kohë ai është edhe një shënues dhe secili ka frikë nga ai kur ai del në fushë”.
“Ne do të japim gjithçka nga vetja për të nxjerrë më të mirën nga Fernando, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për futbollistët tjerë. Në këtë klub kurrë nuk është punuar për individë, gjithmonë është bërë fjalë për kolektiv, ne jemi ekip”, ka thënë Dalglish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...