Valencia afër transferimit të Diego Alves

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Valencia raportohet se është afër për të arritur marrëveshje me portierin e Almeria, Diego Alves, për një shumë prej 4 milionë eurosh.
Kontrata e 25-vjeçarit me Almerian skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe pasi lojtari ka refuzuar të diskutojë kontratën e re, klubi i tij ka marrë vendimin ta shndërrojë atë në para.
Los Che raportohet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 4 milionë euro për portierin premtues, i cili po ashtu ka shprehur dëshirë të luajë në një ekip që garon në Ligën e Kampionëve, të cilën sigurisht se ia ofron Valencia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...