David Villa i kënaqur me golin e 150-të

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

David Villa e festoi golin e tij të 150-të në La Liga gjatë demolimit që ia bëri Barcelona prej 4-0 Deportivo La Corunas, ndërsa vet protagonisti u shpreh se nuk kënaqet së shënuari njëjtë në çdo stadium.
“Unë jam i kënaqur që kam arritur qëllimin tim. Ka disa stadiume ku jam më i mirë në shënimin e golave se në disa stadiume ku nuk shënoj fare dhe patjetër që jam krenar për nivelin e arritur”.
“Përkundër faktit se jemi duke u kënaqur me pozitën aktuale, ne shohim një ekip të mirë në Real Madridin që është duke na ndjekur dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”, u shpreh Villa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...