Ekipi beson te Mourinho

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Villarrealit, Juan Carlos Garrido, mezi e pret ndeshjen ndaj Real Madridit të dielën mbrëma në Bernabeu, ndërsa për kundërshtarët shprehet se i besojnë shumë trajnerit të tyre, Jose Mourinho.
“Ai është trajner i madh që ka fituar shumë tituj. Ai e bën ekipin të besojë në të. Karriera e tij meriton të respektohet nga unë. Ne do të bëjmë të pamundurën për të marrë pikë në Madrid”.
“Një gjë që e dimë është se ndeshja do të kërkojë shumë impenjim. Së pari ne duhet ta luajmë lojën tonë, por e di se do të komplikohet marrë parasysh rivalin. Për më shumë, ne duhet të jemi të fokusuar në repartin defensiv për të ndalur lojtarët e mirë”, deklaroi Garrido.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...