Suarez: Nuk largohem nga Ajaxi

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Ajaxit, Luis Suarez, ka thënë se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Asmterdam Arena deri në përfundim të kontratës së tij në vitin 2013.
“Unë do të qëndroj te Ajaxi. Unë jam lidhur me shumë klube, por unë nuk di asgjë për një transferim. Ka shumë spekulime në Holandë, por unë kam dhënë vetëm një intervistë dhe kurrë nuk kam thënë se dua të largohem”.
“Unë kam kontratë me këtë klub deri në vitin 2013 dhe dua të bëhem kampion me Ajaxin”, u shpreh Suarez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...