Do ta mposhtim Milanin
Kapiteni i Udineses, Antonio Di Natale, i ka dërguar një sinjal të qartë Milanit para ndeshjes që zhvillohet të dielën, duke thënë se ekipi i tij do të luajë për tri pikë në San Siro.
“Ne do të shkojmë në San Siro për të fituar. Rossonerët kanë ekip të mrekullueshëm, por ne do të hymë në fushë për të fituar”, theksoi Di Natale.
Di Natale ka 11 gola në Serie A, duke bërë që ai të jetë golashënuesi më i mirë për momentin, me një gol më shumë se Edinson Cavani dhe Marco Di Vaio.
Category: Futboll
0 Komente