Dzeko një fans i çmendur i Milanit

dardanmiftari | Friday, January 07, 2011 | 0 Komente

Edin Dzeko nuk e fsheh të vërtetën se ai është një fans i çmendur i Milanit dhe se ka një fanellë të nënshkruar nga legjenda e Rossonerëve, Andriy Shevchenko.
“Dua të vazhdoj të përmirësohem dhe të luaj në nivelet më të larta të mundshme, por si një djalosh i vogël, gjithë çfarë mund të mendoja ishte të luaja për Milanin. Ata ishin ekipi im, ekipi i shkëlqyeshëm nën urdhrat e Fabio Capellos kur unë rritesha në të vitet e nëntëdhjeta, dhe ky ekip gjithmonë ka qenë i veçantë për mua”.
“Ende kam një shtëpi në Sarajevë, dhe atje është një dhomë ku të gjitha muret janë të mbuluara me fanella të futbollistëve. Një është me shiritat kuq e zi të Milanit, me emrin e Shevchenkos dhe me numër në shpinë. Është një origjinale nga një paraqitje e tij në Serie A dhe ka autografin e tij”.
“Ajo ishte blerë për mua, pasi të gjithë miqtë dhe familjarët e dinë se sa fans i madh i Milanit jam, dhe vërtet ajo është një posedim i çmuar. Gjithmonë më sjell buzëqeshje në fytyrë kur e shoh”, ka thënë Dzeko.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...