Ferguson: Shkarkimet për shkak të pronarëve të huaj

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka ngritur edhe njëherë zërin kundër bosëve të klubeve të Ligës Premier pas shkarkimeve të shumta të menaxherëve kohëve të fundit, duke thënë se janë pronarët e huaj ata të cilët kanë vënë punën e menaxherit në Angli në një pozitë të tillë.
“Fatkeqësisht kjo është klima e menaxhmetit ditëve të sotme dhe dekadën e fundit është bërë keq e më keq. Nuk mendoj se futbolli është duke u drejtuar në mënyrë aq stabile si më parë, me klubet të cilat kanë pasur babanë dhe djalin si presidentë për 40 vjet”.
“Tani keni pronarë të rinj, njerëz që nuk janë nga Anglia, nga Lindja e Mesme, SHBA-të dhe Rusia. Ju keni prani të kulturave të ndryshme në këtë lojë, sidomos në atë se si drejtohen klubet dhe nuk mendoj se ata kanë durimin e njëjtë sikur gjeneratat e vjetra”, deklaroi Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...