Galliani hesht për planet e merkatos

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka heshtur për planet e Milanit gjatë afatit kalimtar dimëror pasi u kthye duar bosh nga Brazili.
Pasi e transferoi Ronadinhon te Flamengo, është pritur se Galliani do të kthehet në Milano me një lojtar të ri nga Brazili, por tani pasi u kthye duar bosh, ai preferon të heshtë për planet e mëtutjeshme.
“Merkato? Të shohim çfarë do të bëjmë. Unë isha në Brazil vetëm dhe ekskluzivisht për të arritur marrëveshje për Ronaldinhon. Njerëzit nuk kanë pritur të vij vet? Ata janë gabuar. Marrëveshja për Ronaldinhon ishte e vështirë dhe e komplikuar, por pozitive. Flamengo ishte zgjedhja më e mirë për Ronaldinhon”, u shpreh Galliani për Mediaset.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...