Marotta: Duam sulmues të ri, por jo Forlanin

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta ka hedhur poshtë spekulimet që thoshin se Bianconerët do të bëjnë një ofertë prej 20 milionë eurosh për Diego Forlan, përderisa konfirmoi se bardh e zinjtë janë duke kërkuar edhe një sulmues.
“Forlan? Ne nuk do të ndjekim spekulimet. E vërteta është se lëndimi i Quagliarellas na ka vënë në vështirësi dhe kështu ne po bëjmë të pamundurën për ta zëvendësuar”.
“Por, nuk do të jetë e lehtë nëse shohim çfarë sezoni po na pret. Ndeshja ndaj Catanias? Shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Marotta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...