Mancini: Bale, futbollisti më atraktiv në Evropë

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Gareth Bale mund të jetë futbollisti më atraktiv për skuadrat e mëdha evropiane nëse ai do të kërkonte largimin nga Tottenhami.
“Vitin e kaluar Bale dëshmoi vlerat e tij por karriera e tij vetëm sa ka filluar. Tani ju duhet të keni shumë para për ta transferuar. Ai është lojtar i shtrenjtë. Natyrisht, Juventusi me Bale do të përshtateshin shumë”.
“Për më shumë, një gjë që është e sigurt është se nëse Tottenhami vendos ta vë atë në treg, atëherë Bale padyshim do të ishte futbollisti më i kërkuar në kontinentin e vjetër. Ndoshta Bale është futbollisti i vetëm që nuk është sulmues e që mund ta bëjë diferencën”, u shpreh ‘Mancio’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...