Fitore e jashtëzakonshme e United

dardanmiftari | Wednesday, January 26, 2011 | 0 Komente

Manchester Unitedi në mënyrë sensacionale ka përmbysur avantazhin prej dy golash të Blackpoolit për të shënuar fitore prej 3-2, në ndeshjen e mbetur të javës së 16-të të Ligës Premier të zhvilluar të martën mbrëma në Bloomfield Road.
Për befasinë e të gjithëve, skuadra vendase krijoi avantazh të dyfishtë në pjesën e parë përmes Craig Cathcart (15’) dhe Dudley Campbell (44’).
Ndërsa vetëm në minutën e 72-të, lideri i Kampionatit anglez arriti të shënojë golin e parë në këtë ndeshje me anë të bullgarit Dimitar Berbatov.
Kaluan vetëm dy minuta, dhe Djajtë e Kuq barazuan rezultatin, pas një asistimi të Ryan Giggs drejt Javier 'Chicharito' Hernandez, i cili ndëshkoi skuadrën vendase.
Berbatov u bë edhe një herë heroi i United, pasi shënoi edhe golin e dytë personal dhe të fitores, pas një asistimi të bukur të Paul Scholes (88’).
Kjo fitore e rrit edhe më shumë diferencën e Manchester Unitedit me përcjellësit e tij për titull. Tash Djajtë e Kuq kanë pesë pikë më shumë se vendi i dytë (Arsenali) dhe gjashtë pikë më shumë se vendi i tretë (Manchester City).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...