Topçinjtë në finale të Carling Cup

dardanmiftari | Wednesday, January 26, 2011 | 0 Komente

Arsenali ka shënuar fitore prej 3-0 në ndeshjen kthyese të Carling Cup kundër Ipswich Town, për të siguruar finalen e kësaj gare.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Portman Road, Topçinjtë patën humbur me rezultat 1-0, ashtu që me fitoren e të martës mbrëma në Emirates, ata kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm prej 3-1.
Të tre golat e Arsenalit u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa realizues ishin Nicklas Bendtner (61’), Laurent Koscielny (64’) dhe Cesc Fabregas (77’).
Në finale, Arsenali do të ketë kundërshtar fituesin nga dueli Birmingham City-West Ham United. Takimin e parë e ka fituar West Hami me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet të mërkurën në shtëpi të Birminghamit, stadiumin St Andrew's.
Topçinjtë kanë gjasa reale që të fitojnë në finalen e 27 shkurtit në Wembley, duke qenë se cilado nga këto dy skuadra të kualifikohet në finale, është inferiore ndaj Arsenalit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...