Fitore e Romës, Lazio barazon

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Roma ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Catanias në shtëpi me rezultat 4-2, në një sfidë tejet interesante.
Marco Boriello shënoi i pari për t’u dhënë romakëve epërsinë (5’), para se Matias Silvestri (29’) dhe Maxi Lopez (37’) të shënojnë për epërsinë e parë të Catanias prej 2-1 dhe qetësinë në stadiumin olimpik.
Pjesa e dytë filloi mbarë për kryeqytetasit të cilët barazuan rezultatin falë Marco Boriellos (47’) i cili realizoi golin e tij të dytë në këtë takim.
Kur të gjithë menduan se ky do të ishte një barazim i radhës për Giallorosët, në skenë del Mirko Vucinic i cili me dy golat e tij (86’ dhe 90’) vulosi fitoren e skuadrës së tij.
Lazio nuk arriti të shënojë një gol të vetëm në udhëtimin e vështirë te Genoa në Luigi Ferraris, sfidë e cila përfundoi me barazim.
Pas javës së 18-të Roma ka 32 pikë në pozitën e katërt, ndërsa Lazio mban pozitën e dytë përkohësisht deri në mbrëmje me 34 pikë, pesë më pak se lideri Milan. Në mbrëmje Napoli i shkon Interit në supersfidën e kësaj jave në Kampionatin Italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...