Galatasaray favorit për të transferuar Almunian

dardanmiftari | Friday, January 07, 2011 | 0 Komente

Galatasaray raportohet se është një prej ekipeve favorite për të nënshkruar me portierin e Arsenalit, Manuel Almunia.
Ekipi turk, për të cilin aktivizohet edhe mesfushori kosovar, Lorik Cana, është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga klubi londinez, 1.5 milionë funte, për të transferuar portierin spanjoll, i cili kërkon një parë prej 50 mijë funte në javë.
Almunia megjithatë do të preferonte një rikthim në Spanjë ku Malaga mbetet një prej ekipeve më të interesuara, derisa Atletico Madrid po ashtu është duke e monitoruar 33-vjeçarin.
Almunia nuk është më numri një i Arsenalit, pasi trajneri Arsene Wenger këtë sezon është duke i besuar Lukasz Fabianskit dhe 20-vjeçarit Wojciech Szczesny.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...