Gerrard: Nuk jemi për vendin e shtatë

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve që të luftojnë deri në javën e fundit për një pozitë sa më të mirë, pasi që vendi i shtatë nuk e bën të kënaqur kapitenin e The Reds.
“Ne duam më shumë se sa pozitën e shtatë, pozita e shtatë nuk është e pranueshme në këtë klub. Nëse shikoni ku kemi qenë disa javë më parë, atëherë natyrisht se do të ishit të kënaqur me vendin e shtatë”.
“Por, ne kemi për kundërshtar të radhës Stoke Cityn dhe është me rëndësi që të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të marrim edhe tri pikë tjera për t’u ngritur edhe më shumë në tabelë. Ne nuk jemi të kënaqur me pozitën e shtatë”, ka thënë Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...