Guardiola: Topi i Artë për të gjithë

dardanmiftari | Friday, January 07, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se ndarja e çmimit FIFA Topi i Artë që do të bëhet të hënën nuk u takon vetëm lojtarëve kandidatë për ta fituar atë, por gjithë Barcelonës.
“Është fantastike dhe është shtysë e madhe për klubin. Do të jetë mirë për gjithë botën të shohë të tri lojtarët e Barcelonës në maje të futbollit botëror”.
“Unë dua që ata të ndihen se ky është çmim për të gjithë, ata e meritojnë atë çmim ashtu si të gjithë lojtarët tjerë të mi”, deklaroi Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...