Hodgson: Do ta mposhtim Unitedin

dardanmiftari | Friday, January 07, 2011 | 0 Komente

Menaxheri nën zjarr i Liverpoolit, Roy Hodgson, ka thënë se skuadra e tij do ta shfrytëzojë rastin për t’u rikthyer në formën më të mirë kur do të përballet me Manchester Unitedin këtë fundjavë në kuadër të FA Cup.
“Kjo na jep rastin që në një ndeshje të madhe të kthehemi dhe të lëmë prapa një fitore të idhët. Ishte paraqitje e mjerë nga ana defensive dhe duke parë se si hynë golat jemi shumë të zhgënjyer”.
“Ne kemi shpresa dhe pritje të mëdha, ashtu si synime. Secilën herë që hyjmë në fushë, ne mezi presim të materializojmë në fitore paraqitjet tona të mira. Është e dhimbshme që nuk po ndodh dot dhe vërtet më dhimbsen tifozët. Ne të gjithë jemi të zhgënjyer me këtë situatë”, ka thënë Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...