Ibra i kënaqur, përkundër barazimit
Njeriu që e shpëtoi Milanin nga humbja, Zlatan Ibrahimovic, është shprehur i kënaqur pas barazimit prej 4-4 kundër Udineses në San Siro.
“Nuk e di nëse kjo është një pikë e fituar, ose dy pikë të humbura. Ne pranuam katër gola në shtëpi dhe kjo nuk është gjë e mirë”.
“Megjithatë, kur kishin mbetur vetëm 13 minuta për t’u luajtur ata ishin duke fituar 3-1, prandaj ne duhet të jemi të kënaqur me një pikë”.
“Ne jemi akoma në krye të tabelës dhe arritëm që ta rritim diferencën në gjashtë pikë këtë pasdite. Tash duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të tentojmë të shmangim rreziqe të tilla në ndeshjet e radhës”, ka thënë Ibrahimovic për SkySport.
Category: Futboll
0 Komente