Leonardo krenar me ‘zemrën’ e Interit

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Leonardo duke festuar me Cambiasson. Trajneri i Interit, Leonardo, ishte përplot lëvdata për ekipin e tij, pas fitores prej 2-1 kundër Catanias.
Nerazzurët u gjetën në disavantazh në terrenin e vështirë sicilian, mirëpo dy gola të shpejtë të realizuar nga Esteban Cambiasso, ia siguruan tre pikë kampionit në fuqi.
“Nuk humbëm shumë raste në pjesën e parë. Kur e shtymë në lojë Pandevin, skuadra mori qëndrim më sulmues, edhe pse kjo i dha më shumë raste Catanias”.
“Pamë një tjetër karakteristikë fundamentale të një skuadre të madhe, zemrën. Ne fituam, edhe pse jo në mënyrën më të mirë”, ka thënë Leonardo për Sky.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...