Jankulovski: Ky do të jetë sezoni im i fundit te Milani

dardanmiftari | Monday, January 31, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Marek Jankulovski, ka zbuluar se ky do të jetë sezoni i fundit i tij me Rossonerët dhe se ai do të rikthehet në Çeki për të mbyllur karrierën.
Fituesi i Ligës së Kampionëve në vitin 2007 ka vështirësi të gjejë hapësirë për lojë këtë sezon dhe ka zgjedhur të qëndrojë vetëm për të ndihmuar ekipin të bëhet më i fuqishëm.
“Në vitin 2007 kam fituar gjithçka dhe ky do të jetë sezoni im i fundit këtu te Milani. Kam zgjedhur të rikthehem në shtëpi dhe të përfundoj karrierën në shtëpi. Po ashtu do të doja të fitoj edhe një trofe të cilin ende nuk e kam fituar”, ka thënë mbrojtësi 33-vjeçar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...