Mourinho: Nuk e merituam disfatën

dardanmiftari | Monday, January 31, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ata nuk merituan të mposhten nga Osasuna në takimin e mbrëmshëm.
“Ne humbëm tre pikë të cilat nuk merituam t’i humbasim, por bazuar në mënyrën e lojës së kundërshtarit, ata po ashtu merituan një rezultat pozitiv. Referi bëri një punë të shkëlqyeshme”.
“Ne nuk pranuam gola kundër Atletico, Sevilla ose Mallorca. Ekipi po luan mirë. Një gol nuk është arsye për të dramatizuar, por ne zakonisht duhet të shënojmë. Kishim shanset tona. Benzema, Cristiano... Por nuk bëmë asgjë. Merita i shkon edhe kundërshtarit, po ashtu”, ka thënë mes tjerash portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...