Turpërohet Juventusi

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Alessandro Del Piero në mes të dy lojtarëve mysafirë. Juventusi është mposhtur me rezultat 2-1 para tifozëve të vet nga Udinese në përballjen e fundit të javës së 22-të në Serie A.
Vendasit luajtën më mirë në pjesën e parë të takimit, mirëpo pas 45 minutash nuk arritën të realizojnë gol.
Pas një ore lojë, Claudio Marchisio shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Mirëpo, Udine nuk kishte udhëtuar për t’u mposhtur. Fillimisht Cristian Zapata (67’) barazoi rezultatin, ndërsa Alexis Sanchez kaloi mysafirët në epërsi (85’), dhe ky rezultoi të ishte goli fitores për mysafirët.
Me këtë fitore, Udinese ngritet në pozitën e gjashtë me një pikë më shumë se Juventusi që gjendet një pozitë më poshtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...