Kampioni përmbys rezultatin

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Interi ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej një goli për ta mposhtur Catanian me rezultat 2-1 në takimin e zhvilluar të dielën në Stadio Angelo Massimino.
Zikaltrit u dënuan nga Alejandro Gomez në minutën e 71-të, mirëpo ky gol nuk mjaftoi që skuadra vendase të festonte pas këtij takimi.
Heroi i Nerazzurrëve ishte Esteban Cambiasso, i cili realizoi dy gola të shpejtë (75’ dhe 79’), pas asistimeve të Stankovic dhe Maicon, për t’ia siguruar tre pikë të plota skuadrës së tij.
Përkundër fitores, Interi do të qëndrojë në pozitën e shtatë në tabelë me 29 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...