Nuk mposhtet Milani

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Skuadra e Milanit ka barazuar në mënyrë sensacionale ndaj Udineses me rezultat 4-4, në takimin e xhiros së 19-të në Serie A të zhvilluar në San Siro.
Serinë e golave e filloi njeriu kryesor i Udines, Antonio Di Natale, i cili u gjet më së mirë pas goditjes së Inler për të dënuar portierin Amelia (35’).
Rossonerët u kthyen në lojë pa përfunduar pjesa e parë (45’) për të barazuar shifrat me anë të Alexandre Patos, ndërsa asistues ishte Zlatan Ibrahimovic.
Në gjysmën e dytë, Alexis Sanchez riktheu avantazhin e Udines (53’), ndërsa me golin e dytë personal, Toto Di Natale e ngriti rezultatin në 3-1 (66’).
Në minutat e fundit, ndeshja u dramatizua pas një autogoli të Mehdi Benatias (78’), ndërsa braziliani Pato barazoi për të dytën herë rezultatin (82’) me ndihmën e Antonio Cassanos, i cili ishte asistues.
Mirëpo, Udinese dëshmoi se kishte ardhur për të fituar duke realizuar edhe golin e katërt përmes Denis (89’), mirëpo Ibracadabra nuk lejoi turpërimin e kuqezinjve para tifozëve të vetë duke barazuar rezultatin në 4-4.
Përkundër barazimit, Milani mbetet në krye të tabelës me 40 pikë, ndërsa Udinese ngritet në kuotën e 27 pikëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...