United eliminon Liverpoolin

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Manchester United ka arritur ta eliminojë Liverpoolin nga FA Cup në derbin e rivalëve të përbetuar të zhvilluar në Old Trafford, i cili përfundoi me rezultat minimal 1-0.
Liverpooli hyri në këtë ndeshje me trajner të ri. Kenny Dalglish me të hyrë në fushë u përshëndet nga pankartat e tifozëve të Liverpoolit, të cilët shpresuan në një rikthim sensacional të Liverpoolit.Megjithatë, starti ishte katastrofal për Kenny Dalglish. Pas një simulimi profesional në zonën e Liverpoolit nga Dimitar Berbatov i cili u rrëzua me pretekst kontakti nga Agger, gjyqtari Howard Webb akordoi një penalti, të cilën me klas të jashtëzakonshëm e ekzekutoi legjenda Ryan Giggs (2’).Në vazhdim të takimit Liverpooli fillon ta dominojë lehtë lojën, por ishte minuta e 33-të që kompletoi një pjesë të parë të tmerrshme për The Reds. Steven Gerrard përjashtohet nga loja (33’) pas një ndërhyrje të ashpër me të dyja këmbët në Michael Carrick, e cila u sanksionua nga Howard Webb.
Manchester United ishte skuadra dominuese në vazhdim të takimit, por përkundër rasteve të treguara për Chichariton dhe Dimitar Berbatov, në fund rezultati mbeti 1-0.
Me këtë fitore Manchester United kualifikohet më tej në FA Cup, përderisa Liverpooli eliminohet nga kjo garë.
Nga ana tjetër Tottenhami me lehtësi tejkaloi Charltonin me rezultat 3-0 në White Hart Lane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...