Mendes: Ronaldo dhe Mourinho, më të mirët në histori

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo Agjenti Jorge Mendes ka pohuar se superylli portugez, Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit.
Jorge Mendes, i cili është agjenti i sulmuesit të Real Madridit, ashtu si i trajnerit Jose Mourinho, mendon se atributet e Ronaldos e bëjnë atë më të mirë se sa Pelen, Diego Maradonan dhe rivalin e tij të përbetuar, Lionel Messin.
“Mendoj kështu falë shpejtësisë së tij, teknikës së mrekullueshme dhe fuqisë në ajër. Njerëzit pas pak kohësh do të pajtohen me mua”.
Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho “Messi është lojtar i madh, nuk dyshoj për këtë. Por forca e vullnetit, karakteri dhe cilësia e Ronaldos e bëjnë Messin të zhduket nga sipërfaqja. Tani Ronaldo është duke u drejtuar nga trajneri më i mirë i të gjitha kohërave”.
“Mourinho është gjeni që ka gjithçka. Edhe për 500 vjet nuk do të shohim dikë si Mourinho”, deklaroi Mendes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...