Higuain: Dua të rikthehm sa më shpejtë

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka arritur në Chicago ku do të operohet në shpinë për lëndimin nga i cili po lëngon.
“Tani është vetëm një sulmues në ekip dhe unë do të tentoj të rikthehem sa më shpejtë që është e mundur sepse duhet t’i ndihmoj ekipit, por gjithashtu të kujdesem edhe për trupin tim. Para futbollit, unë jam njeri”.
“Unë mora vendimin për t’u operuar dhe kjo është për të mirën time. Më duhet të mendoj për të ardhmen dhe shumë vite të tjera në futboll. Unë vërtet kam dashur ta bëj këtë”, theksoi ‘El Pipita’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...