Quagliarella: U lëndova kur isha në formë
Sulmuesi i Juventusit, Fabio Quagliarella e ka pasur të vështirë të pajtohet me lëndimin e pësuar në ligamentet e gjurit pas formës së mirë nëpër të cilën ishte duke kaluar këtë sezon.
“Më dhemb që jam ndalur kur isha në kulmin e formës time. Jam aq i zhgënjyer që më duhet të mos luaj në këtë moment”.
“Është sikur të ma kenë marrë jetën, por unë do të rikthehem edhe më i fuqishëm”, u shpreh Quagliarella.
Category: Futboll
0 Komente