Sampdoria përmbys Romën
Sampdoria ka arritur të shënojë fitore sensacionale përballë Romës në ndeshjen e filluar në Marassi me rezultat 2-1.
Romakët e nisën më mirë takimin. Sulmuesi në top formë, Mirko Vucinic zhbllokoi rezultatin pas 18 minutash lojë për 1-0.
Në pjesën e dytë ndeshja bëhet më agresive dhe si pasojë në minutën e 55-të, portieri i Romës Julio Sergio shkaktoi një penalti me ç’rast u përjashtua nga loja. Nga pika e bardhë për 1-1 i saktë u tregua Nicola Pozzi.
Fundin takimit për 2-1 dhe fitoren e madhe të Sampdorias e dha Stefano Guberti (84’). Në minutat 87’ dhe 90’ nga loja u përjashtuan te Sampdoria Lucchini dhe Gastaldello pas kartonëve të dytë të verdhë.
Roma me këtë disfatë mbetet përkohësisht në pozitën e katërt me 32 pikë, ndërsa Sampdoria ngjitet në npozitën e tetë me 26 pikë. Pozitat më qartë do të dihen në fund të ditës kur do të zhvillohen ndeshjet tjera të javës së 19-të në Serie A.
Category: Futboll
0 Komente