Redknapp: Becks nuk mund të luajë

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Harry Redknapp ka zbuluar se tentimet e tij për ta sjellë superyllin David Beckham në White Hart Lane kanë dështuar, kjo për shkak të problemeve me dokumentacionin rreth sigurimit të lojtarit, pas lëndimit të pësuar në tendinën e akilit vitin e kaluar sa luajti për Milanin.
“Nuk mendoj se ai do të luajë për ne. Unë bisedova me presidentin dhe mendoj se ka shumë probleme me sigurimin dhe gjithçka tjetër“.
“David është i mirë se ardhur që të stërvisë këtu me ne për një muaj, që mendoj se do të ishte mirë për të, por edhe për ne. Por, ai asesi nuk do të luajë për ne. Jemi të zhgënjyer sepse do të ishte bërë mjaft mirë. Por, nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të pajtohemi me realitein”, tha Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...