Kompany: Ne, më të mençur se Arsenali

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Vincent Kompany beson se Manchester City ishte agresiv ndaj Arsenalit, por thotë se barazimi pa gola e vërteton faktin se skuadra nga Eastlands është serioze në luftën për titull të kampionit.
“Unë mendova se ishim agresivë ndaj Arsenalit, por ne poashtu ishim më të mençur se ata. Disa njerëz mund të pyesin, pse nuk e fituam takimin? Por, nëse nuk humbisni në udhëtim ndaj ekipeve të mëdha dhe fitoni në shtëpi ndaj ekipeve të vogla, atëherë bëni kalkulimet”.
“Dhe nëse titulli është i kapshëm, pse jo? Tani për momentin United është favorit sepse ka dy ndeshje të pa zhvilluara dhe do të jetë diferencë e madhe në pikë. Por, unë e shikoj ndeshjen ndaj Arsenalit dhe shoh se jemi të vështirë për t’u mposhtur dhe nëse jeni ekip që nuk humbisni, atëherë gjysmën e punës e keni kryer”, deklaroi Kompany.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...