Leonardo fillon mbarë

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Thiago Motta duke luftuar për top Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Napolit në Giuseppe Meazza, duke shënuar njëkohësisht një filliim të mbarë nën trajnerin e ri Leonardo.
Interi u paraqit në këtë takim me mungesa të lojtarëve kryesorë, si Eto’o, Sneijder, Samuel dhe Julio Cesar, mirëpo Leonardo duket ta ketë bërë revolucionin te Nerazzurët shumë më shpejtë nga sa ishte menduar, pasi u vërejt një lojë më e rrjedhshme e zi-kaltërve me precizitet e shpejtësi në pasime, e me presion mbi kundërshtarin.
Epërsia e parë për Interin në këtë takim erdhi shumë herët (3’), kur Thiago Motta me një elegancë të jashtëzakonshme finalizoi për 1-0. Napoli vijon të jetë skuadra më e mirë në vazhdim të takimit, ndërsa loja shpaguhet në minutën e 25-të, kur pas një harkimi preciz nga këndi të Lavezzit, i saktë u tregua me kokë Michele Pazienza. Megjithatë, Interi u kthye në lojë. Maicon depërtoi nga krahu me ç’rast lansoi një harkim fenomenal në zonë për Esteban Cambiasson i cili si vigan i vërtetë zgjoi tifozët Nerazzur drejt ekzaltit (37’). Në pjesën e dytë Interi vetëm sa ia dha goditjen përfundimtare Napolit me anë të njeriut të ndeshjes, mesfushorit Thiago Motta (55’), i cili realizoi për 3-1.
Interi me këtë fitore e sheh veten në pozitën e shtatë me 26 pikë, 13 pikë më pak se Milani në pozitën e parë edhe pse Nerazzurët kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. Napoli me këtë disfatë humbi mundësinë që të ngjitet në pozitën e dytë dhe mbetet në pozitën e tretë me 33 pikë, gjashtë më pak se Milani lider.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...